30 milionë makina probleme me “airbag” në SHBA

11:20 20/09/2021

Agjencitë e sigurisë hetim të thelluar, pritet tërheqja nga tregu i makinave problematike

Një hetim i ri ka nisur sa i përket defekteve në airbaget e makinave në Amerikë.

30 milionë automjete që janë pjesë e hetimit të ri nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave kanë probleme për shkak të një agjenti në këto aksesorë mbrojtës i cili ndikohet nga luhatja e temperaturave.

Sipas dokumentit që ka siguruar Reuters, thuhet se agjencia për sigurine po thellon hetimet për të dalë në konkluzione konkrete pasi ky defekt rrezikon jetën e miliona qytetarëve.

Gjatë viteve të fundit, më shumë se 67 milionë automjete u tërhoqën nga tregu dhe kryen riparimet në airbag pasi hapja e airbageve mund të dërgojë fragmente prej metali vdekjeprurëse në drejtim të shoferit apo pasagjerëve në rast aksidenti apo edhe për shkak të defekteve në sistem.

Analiza inxhinierike në rreth 30 milionë automjete amerikane përfshin modelet e viteve 2001 deri në 2019. Prodhuesit e automjeteve janë në alarm për hetimin, i cili nuk është ende publik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *