32 qytete përfshihen nga protestat në Rusi

12:34 25/09/2022

Mijëra të arrestuar që kundërshtojnë mobilizmin

Qindra njerëz të tjerë janë arrestuar nga autoritetet ruse në orët e fundit pasi protestat kundër “mobilizimit të pjesshëm” të shpallur nga Presidenti Vladimir Putin janë shtrirë në të gjithë vendin.

Organizatat e shoqërisë civile thanë se vetëm të shtunën u arrestuan rreth 730 persona në 32 qytete të ndryshme. Protestat masive shpërthyen që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi planin për të dërguar 300 mijë burra të tjerë për të luftuar në Ukrainë.

Tubimet janë konsideruar të paligjshme nga autoritetet ruse. Vetëm në fillim të javës u numëruan mbi 1 mijë të arrestuar. Mediat raportojnë se një grua u arrestua vetëm sepse bërtiti “ne nuk jemi mish për top”.

Edhe një burrë u vu në pranga pasi deklaroi se nuk donte të shkonte në luftë për Putinin. Moska ka miratuar gjithashtu dënime të reja më të ashpra për ata që akuzohen për shpërdorim detyre.

Dekreti i ri parashikon 10 vjet burg për çdo ushtar që dorëzohet, tenton të braktisë ushtrinë apo refuzon të luftojë. Në krahun tjetër ai vendosi t’i japë menjëherë shtetësinë ruse çdo të huaji që pranon të shërbejë në ushtri për 1 vit.

Kanë qenë me mijëra të rinjtë rusë që kanë braktisur vendin për ti shpëtuar mobilizimit. Radhë të gjata automjetesh deri në 30 kilometra janë shënuar në kufirin me Gjeorgjinë dhe me Finlandën.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *