34,6 milionë indonezianë planifikojnë të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit

Rreth 34.6 milionë indonezianë, ose 13 për qind e popullsisë së vendit pritet të udhëtojnë gjatë festave të fundvitit, sipas një sondazhi të kryer nga Ministria e Transportit.

“Anketa u krye nga 11 deri më 20 tetor. Sipas rezultatit të sondazhit, deri në 30.2 për qind e njerëzve që kanë planifikuar të udhëtojnë duan të kthehen në vendlindjet e tyre,” tha zëdhënësja e ministrisë Adita Irawati.

Ndërkohë, 24,2 për qind e të anketuarve do të bënin udhëtime për pushime, 17,6 për qind do të udhëtonin për shkak të mërzitjes nga aktivitetet rutinë në mes të pandemisë, 15,5 për qind për biznes, 9,6 për qind për festimet e Krishtlindjeve dhe 2,9 për qind dëshirojnë të festojnë në qytetet e tyre.

Një total prej 91.09 për qind e të anketuarve që duan të udhëtojnë kanë marrë injeksione vaksinimi kundër COVID-19.

Sondazhi doli gjithashtu në përfundimin se 87 për qind ose 231.6 milionë njerëz nuk planifikonin të udhëtonin askund gjatë festave.

Grupi i Shoqërisë Indoneziane të Transportit (MTI) shtoi se indonezianët janë më të sigurt për të udhëtuar pasi transmetimi i koronavirusit zvogëlohet, vendet turistike janë rihapur dhe mbulimi i vaksinimeve COVID-19 është zgjeruar.

“Ata janë më të sigurt sepse kanë marrë vaksinat kundër COVID-19”, tha shefi i Divizionit të Avokimit dhe Komunitetit të MTI-së, Djoko Setijowarno.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *