
17:18 15/08/2023
Qindra të plagosur, shkaku ende i paqartë
Një zjarr në një pikë karburanti në rajonin jugor rus të Dagestanit i ka marrë jetën 35 personave mes tyre tre fëmijë.
Zjarri filloi në një dyqan riparimi makinash duke shkaktuar shpërthime të fuqishme që më pas u përhap në stacionin e karburantit aty pranë. Një video në rrjete sociale tregoi flakët që ngriheshin nga një ndërtesë.
Sipas mediave nga shpërthimi i fuqishëm mbetën të plagosur 115 persona mes tyre edhe 16 fëmijë. Rreth 260 zjarrfikës u vendosën në dispozicon për të shuar flakët, ndërsa një avion evakuoi të plagosurit.
Sipas autoriteteve zjarri u përhap në një sipërfaqe prej 600 metrash katrorë, ndërsa u deshën rreth tre orë e gjysëm që flakët të shuheshin. Autoritetet ruse kanë hapur një hetim për të zbuluar nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm ose jo. Republika e Dagestanit është një nga 83 pjesët përbërëse të Federatës Ruse dhe është pjesa më jugore e vendit.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al