38-vjeçarja në Ukrainë mëson të luftojë

[embedded content][embedded content]

14:54 21/02/2022

Punon si specialiste e medias por uron që aftësitë e përvetësuara në stërvitje mos t’i përdorë kurrë

Alisa,  është një 38-vjeçare që jeton në Ukrainë dhe punon si specialiste e marrëdhënieve me median në një organizatë. Asaj i pëlqejnë stërvitjet ushtarake dhe një vit më parë iu bashkua një njësie lokale të mbrojtjes territoriale.

Tani ajo është e shqetësuar se këto aftësi mund t’i duhet t’i përdorë për vendin e saj, pasi rreziku që Ukraina të pushtohet mbetet i lartë.

Njerëzit vdesin, kjo është e tmerrshme. Akoma më keq është kur mendon jo vetëm për jetën tënde, por për jetën e një fëmije 7-vjeçar”, thotë ajo teksa i referohet djalit të saj.

Ajo rrëfen se ka shumë të rinj që i bashkohen seancave stërvitore. Pasi ndërron veshjet merr dy armët e kalibrit të vogël për të nisur stërvitjet në një terren të vështirë. Së bashku me dhjetëra vullnetarë të tjerë, 38 është pjesë e një patrulle të vogël e cila duhet të mbrojë një ndërtesë betoni nga armiku.

Nëse do të ishim në kohë paqeje, do të mungoja në këto seanca nëse do të isha e lodhur, por e detyroj veten të ngrihem herët sepse tani është më e nevojshme se kurrë”, shprehet ajo.

Megjithëse i pëlqen të fitojë aftësi të reja, 38-vjeçarja ukrainase uron që mos të jetë e nevojshme t’i përdorë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *