
Një 38 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, është sulmuar rëndë nga 3 qenë pitbull. Kyleen Waltman, nga Karolina e Veriut, pas sulmit iu nënshtrua disa operacione, ku mjekët u detyruan t’i presin krahët dhe i hoqën një pjesë të zorrës, pasi dëmtimet ishin tejet të rënda.
Sipas “Daily Mail” ajo u sulmua pasi doli nga banesa e saj, kur qentë e tërbuar iu sulën. 38 vjeçarja u transportua menjëherë në spital, ndërsa tashmë ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq pronari i qenve është arrestuar, ndërsa mbi të rëndojnë tre akuza.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al