4 anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë/ Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe Metën: Tanimë mund të shqyrtohen çështje…

SHPËRNDAJE

Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim, ka uruar katër anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, që u dekretuan nga presidenti Ilir Meta.

yuri kim

Përmes një postimi në “Twitter” Yuri Kim falënderon KLGJ-në dhe presidentin Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit, ndërsa shprehet se tanimë Gjykata e Lartë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Urime 4 gjyqtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë të cilët tashmë janë 7. Gjykata e Lartë tanimë mund të shqyrtojë çështje kriminale, civile dhe administrative.

Falënderime Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili duhet të vazhdojë me emërimet. Falënderime dhe presidentit Ilir Meta për administrimin e shpejtë të procesit. Reforma në drejtësi po ecën përpara”, tha Yuri Kim.

ambasadorja

Sjellim në vëmendje që katër anëtarët e dekretuar nga kreu i shtetit janë Sokol Binaj, Albana Boksi, Sandër Simoni dhe Klodian Kurushi. Me katër emërimet e reja Gjykata e Lartë bëhet me 7 anëtarë.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *