4 ditë në javë shkollë? Prindërit në Britani të Madhe paralajmërohen për reduktimin e orëve mësimore

4 dite ne jave shkolle prinderit ne britani te madhe paralajmerohen per reduktimin e oreve mesimore
4 dite ne jave shkolle prinderit ne britani te madhe paralajmerohen per reduktimin e oreve mesimore

11:30 27/10/2022

Shkollat në Britaninë e Madhe po kërcënohen nga kostat e larta të jetesës. Ekspertët paralajmërojnë se si pasojë e shtrëngimit të madh të buxheteve, ka gjasa që shkollat të bëjnë mësim 4 herë në javë.

Disa mund të kufizojnë oraret dhe më shumë se gjysma planifikojnë të shkurtojnë stafin dhe të rrisin numrin e klasave për shkak të rritjes së kostove dhe financimit ‘të pamjaftueshëm’ të qeverisë.

Paralajmërimi që vjen nga Shoqata e Drejtuesve të Shkollave dhe Kolegjive (ASCL) në Britani të Madhe, solli mjaft reagime të prindërve, të cilët të revoltuar shprehin pakënaqësi nëse një gjë e tillë ndodh.

Sekretari i përgjithshëm i ASCL, Geoff Barton tha se kryeministri Rishi Sunak dhe kancelari Jeremy Hunt duhet ‘të bëjnë arsimin një prioritet duke përmirësuar nivelin e financimit në planet e tyre të ardhshme financiare’./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts