4 të vdekur dhe 14 të plagosur nga zjarri në Spanjë

4 te vdekur dhe 14 te plagosur nga zjarri ne spanje

08:30 23/02/2024

Një pallat u përfshi nga flakët në Valencia

4 persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u lënduan nga flakët e mëdha që përfshinë gjatë natës këtë pallat në Valencia të Spanjës

Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin, paraditen e kësaj të Premteje pas disa orësh luftë me flakët që nisën pasditen e të Enjtes, por bilanci i viktimave pritet të rëndohet.

Në listë janë ende 15 banorë të pagjetur, ndër të cilët 4 pjesëtarë të një familjeje përfshirë një foshnje vajzë 15-ditëshe dhe një djalë 3-vjeçar.

Ndërsa mes të lënduarve 6 janë zjarrfikës, të cilët u asfiksuan pasi u hynë në pallatin e përfshirë në përpjekje për të shpëtuar banorët.

Edhe pas shuarjes së flakëve, ekipet e shpëtimit ende nuk munden të hyjnë në pallat për kërkimin e të pagjeturve, pasi ndërtesa është ende shumë e nxehtë. Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Flakët mendohet të kenë shpërthyer fillimisht në një apartament në katin e katërt, për t’u përhapur me shpejtësi në gjithë ndërtesën, për shkak edhe të materialit me të cilin ishte veshur ndërtesa 14 katëshe, që ishte i djegshëm lehtësisht.

Tv Klan

Zjarrfikësit duke luftuar për ta shuar zjarrin në një bllok banesor në Valencia, Spanjë, 22 shkurt 2024.

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts