4 të vdekur nga përmbytjet në Turqi

14:40 12/08/2021

Shemben disa banesa si pasojë e reshjeve intensive në veri të vendit

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën sipasojë e përmbytjeve në Turqi.  Ata u gjetën të pajetë pas disa orë kërkimesh në zonat e goditura nga reshjet në veri të vendit.

Dëmet janë të konsiderueshme. Këto janë pamjet e asaj se cfarë kanë lënë pas reshjet dhe breshëri.

Disa shtëpi u shembën në në qytezën Bozkurt. Në shumë zona pati rrëshqitje dheu ndërsa banorët ishin të papërgatitur për një situatë të tillë.

Qytetarët thonë se këto reshje ishin të pazakonta për stinën. Ato erdhën pak ditë pasi Turqia mbylli betejën me zjarret në pjesën e Egjeut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *