4 vende të tjera ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore

4 vende te tjera ndalojne linjat ajrore ruse nga hapesira e tyre ajrore
4 vende te tjera ndalojne linjat ajrore ruse nga hapesira e tyre ajrore

16:47 26/02/2022

Estonia, Rumania, Lituania dhe Letonia do të ndalojnë linjat ajrore ruse nga hapësira e tyre ajrore, njoftuan vendet sot.

“Ne ftojmë të gjitha vendet e BE-së të bëjnë të njëjtën gjë. Në qiejt demokratikë nuk ka vend për aeroplanët e shtetit agresor. #StandWithUkraine”, shkroi të shtunën në Twitter kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas.

“Sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës sjell pasoja të rënda”, shkroi në Twitter delegacioni rumun në NATO. 

Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Moldavia dhe Republika Çeke mbyllën më parë hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse pas sulmit të saj në Ukrainë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts