4 viktima dhe 100 të plagosur nga tornado në Çeki

17:32 25/06/2021

Stuhia e breshërit lë 100 mijë shtëpi pa energji në Gjermani

Momente apokaliptike si këto të këtyre filmimeve, përjetuan banorët e qytezës Hodonin në jug të Çekisë.

Një tornado e fuqishme me shpejtësi erërash që arritën në 219 kilometra në orë goditi qytezën, duke vrarë të paktën 4 persona e duke plagosur mbi 100 të tjerë.

Vorbulla e pazakontë e ajrit që solli me vete edhe breshër në madhësinë e topave të tenisit dëmtoi rëndë pjesën më të madhe të ndërtesave të qytetit, përmbysi si lodra qindra automjete, ndërsa theu e shkuli me rrënjë edhe pemët. Pasojat janë qartësisht të dukshme.

Mbi 100 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike nga rrëzimi i shtyllave të transmetimit. Banorët thonë se kurrë më parë nuk kishin përjetuar një katastrofë të tillë natyrore.

Me mot të pazakontë, por jo me pasoja kaq të rënda është përballur edhe jugu i Gjermanisë. Stuhitë e breshërit goditën qytetin jugperëndimor të Tybingenit ditët e fundit, duke shkaktuar përmbytje e dëmtime të shumë automjeteve e banesave.

Sakaq, jugu i kontinentit po përjeton temperatura përvëluese që variojnë nga 35 – 45 gradë Celcius, një kontrast i fortë  fenomenesh atmosferike që i atribuohet ngrohjes globale, sipas ekspertëve të klimës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *