“4 vrasës të Khashogg-t ishin trajnuar nga një kompani private amerikane”

Katër operativë sauditë të cilët ishin pjesë e ekipit që vrau gazetarin saudit Jamal Khashoggi morën trajnim paraushtarak nga një kompani private amerikane e miratuar nga Departamenti i Shtetit.

Duke cituar dokumente dhe njerëz të njohur me marrëveshjen, New York Times raportoi se operativët sauditë kishin marrë trajnim nga kompania “Tier 1 Group” 1 në 2017 dhe dy prej tyre kishin marrë pjesë në një version të mëparshëm të trajnimit që zgjati nga tetori 2014 deri në janar 2015.

Megjithatë, kompania e sigurisë me bazë në Arkansas, në pronësi të firmës private të kapitalit Cerberus Capital Management, pretendoi se trajnimi “ishte i natyrës mbrojtëse dhe i sajuar për të mbrojtur më mirë udhëheqësit sauditë”, thuhet në raportim.

Khashoggi u vra brutalisht dhe me gjasë u copëtua pasi u josh nga zyrtarët sauditë në konsullatën e tyre në Stamboll, në tetor 2018.

Pas disa ditësh mohimi, autoritetet saudite pranuan se Khashoggi u vra, dhe më pas një gjykatë në Arabinë Saudite dënoi pesë të pandehurit me vdekje. Tre të pandehur të tjerë morën dënime me burg në total prej 24 vjetësh. Bashkëpunëtorët e ngushtë të princit Mohammed bin Salman janë liruar nga të gjitha akuzat.

Në shkurt, një raport i lëshuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI) nën administratën e presidentit Joe Biden tha se princi bin Salman miratoi një operacion “për të kapur ose vrarë” gazetarin Khashoggi.

Licenca e trajnimit u dha fillimisht nga Departamenti i Shtetit gjatë administratës së Barack Obama-s dhe trajnimi vazhdoi të paktën gjatë vitit të parë të mandatit të presidentit Donald Trump, thuhet në raportim.

Louis Bremer, një ekzekutiv i lartë i kompanisë Cerberus që ndërlidhet me Tier 1 Group, konfirmoi rolin e kompanisë së tij në trajnim, por tha se kompania nuk trajnoi asnjë saudit pas dhjetorit 2017.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *