400 mercenarë rusë shkuan në Kiev për të vrarë presidentin Zelenskyy

15:21 28/02/2022

Qindra mercenarë po operojnë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev pasi janë urdhëruar nga presidenti i Kremlinit për të vrarë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, raporton “The Times”.

Qeveria e Ukrainës mësoi mbi këtë mision mëngjesin e së shtunës dhe vendosi një kufizimin e lëvizjes për qytetarët për 36 orë në mënyyrë që të kontrollonte qytetin për sabotues rusë.

Mercenarët u sollën nga Afrika pesë javë më parë nga “The Wagner Group”. Kjo e fundit është një ushtri private e drejtuar nga aleatët më të afërt të presidentit Vladimir Putin. Një burim i lidhur me aktivitetet e grupit tha për “The Times” që rreth 2000-4000 mercenarë mbërritën në Ukrainë gjatë Janarit. 400 prej tyre erdhën nga Bjellorusia dhe iu drejtuan Kievit.

Tani ata janë në pritje të një sinjali nga Kremlini dhe u janë premtuar bonuse të lakmueshme për vrasjen e Zelenskyy dhe 23 zyrtarëve të tjerë.

Javën e shkuar, Zelenskyy tha se ai është objektivi “numër një“ i Rusisë por refuzoi urdhrat e sigurisë dhe zgjodhi të qëndronte në Kiev./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.