41 viktima nga përmbytjet në Turqi

11:40 14/08/2021

Në zonë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit, shumë fshatra të izoluar

Rëndohet me kalimin e orëve bilanci i viktimave nga përmbytjet në veri të Turqisë. Emergjencat njoftojnë për 41 jetë të humbura. Një grua që rezultonte e zhdukur prej disa ditësh u gjet e pajetë nga ekipet e kërkim-shpëtimit në qytetin Bartin.

Kastamonu është qyteti më i goditur nga reshjet intensive. Në këtë qytet 34 persona kanë humbur jetën. Dhjetëra banesa janë shembur e të tjera janë kthyer në të pabanueshme. Shumë fshatra në rajonin e Detit të Zi kanë mbetur të bllokuar ndërsa mungon edhe energjia elektrike.

Në zonat e prekura nga përmbytjet vijon operacioni për gjetjen edhe të personave të tjerë që mund të kenë mbetur të bllokuar nga rrjedha e ujit. Mijëra banorë janë evakuuar pasi niveli i ujit është i lartë.

Situata pritet të jetë e vështirë edhe në ditët në vijim pasi meteorologët kanë parashikuar reshje intensive dhe furtunë në 5 qytete të vendit ku është ndezur sinjali i kuq pasi rrezikohet sërish për përmbytje.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *