
08:58 08/04/2022
◾Forcat ruse janë tërhequr plotësisht nga Ukraina veriore për në Bjellorusi dhe Rusi sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë së Madhe.
◾Disa prej këtyre forcave do të dërgohen në lindje të Ukrainës për të luftuar në rajonin e Donbasit.
◾Beteja për Donbasin do t’i kujtojë botës Luftën e Dytë Botërore, sipas ministrit të Jashtëm ukrainas.
◾Presidenti Volodymyr Zelensky tha se shkatërrimi në Borodyanka, në veriperëndim të Kievit është “shumë më e tmerrshme” se ajo që gjetën në Bucha.
◾Banorët në Yahidne, pranë Chernihiv, i thanë BBC se trupat ruse kanë mbajtur 130 njerëz në një bodrum për 4 javë.
◾Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov pranoi humbjen e shumë trupave. “Kemi humbje domethënëse të trupave dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne”, tha ai.
REDAKSIA TVKLAN.AL
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al