44 të vrarë në një sulm terrorist në Pakistan

44 te vrare ne nje sulm terrorist ne pakistan

44 te vrare ne nje sulm terrorist ne pakistan

08:51 31/07/2023

Shpërthimi ndodhi në rajonin Bajaur gjatë një tubimi të një partie islamiste që është pjesë e koalicionit qeveritar

Të paktën 44 persona humbën jetën dhe 200 u plagosën pas një sulmi terrorist që ndodhi gjatë një tubimi politik në Pakistanin veriperëndimor.

Shpërthimi ndodhi në një mbledhje të partisë islamiste, Jamiat Ulema-e-Islam në distriktin veriperëndimor të Pakistanit, Bajaur, i cili kufizohet me Afganistanin. Zyrtarët lokalë kanë thënë se lideri rajonal i partisë që po mbante tubimin politik mbeti i vrarë gjatë shpërthimit.

Policia tha në një deklaratë se sulmuesi vendosi jelekun e tij me eksploziv pranë skenës ku ishin ulur disa liderë të lartë partie. Hetimet fillestare tregojnë se grupi ISIS mund të qëndronte pas sulmit. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif dënoi ata që janë përgjegjës dhe tha se ata do të përballen me “dënim të vërtetë”.

Sulmi terrorist ishte një nga katër sulmet më të rënda në Pakistanin veriperëndimor që nga viti 2014, kur 147 njerëz, kryesisht nxënës shkolle, u vranë në një sulm taleban në një shkollë të drejtuar nga ushtria në Peshawar. Në Janar të këtij viti 74 njerëz u vranë në një bombë në një xhami në Peshawar. 

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts