4600 persona të arrestuar në Rusi vetëm në 1 ditë

23:05 06/03/2022

Mijëra qytetarë janë arrestuar në Rusi të cilët kishin dalë të protestonin kundër ndërhyrjes ushtarake në Ukrainë.

Gjatë ditës së dielë, 4631 persona raportohet të jenë arrestuar në 64 qytete të ndryshme të Rusisë, të cilët janë kundër vendimit të Presidentit Putin për sulmin ndaj Ukrainës.

Në total, prej ditës kur nisën protestat anti-Putin në Rusi, janë arrestuar 13.028 qytetarë.

Ndërsa opozitari rus Alexei Navalny, i cili është i burgosur, ka bërë thirrje për protesta të përditshme në Rusi kundër luftës në Ukrainë.  /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.