48 të vdekur nga tërmetet në Japoni, ekipet e shpëtimit në luftë me kohën për të mbijetuarit

48 te vdekur nga termetet ne japoni ekipet e shpetimit ne lufte me kohen per te mbijetuarit

48 te vdekur nga termetet ne japoni ekipet e shpetimit ne lufte me kohen per te mbijetuarit

09:48 02/01/2024

Bilanci i viktimave të goditjes sizmike prej 7.6 ballë që goditi Japoninë ditën e parë të 2024 vijon të rritet.

Aktualisht janë gjetur nën rrenoja 48 vetë, ndërsa ekipet e shpëtimit vijojnë luftën me kohën për të arritur në zonat e izoluara ku ndërtesat janë rrëzuar, rrugët shkatërruar dhe energjia elektrike e ndërprerë në dhjetëra mijëra shtëpi.

Banorët e zonave bregdetare u larguan në vende me lartësi pasi valët e cunamit goditën bregun perëndimor të Japonisë.

48 te vdekur nga termetet ne japoni ekipet e shpetimit ne lufte me kohen per te mbijetuarit 1

Siç deklaroi dhe Kryeministri Fumio Kishida, mijëra vetë personel ushtrie, zjarrfikës dhe policë nga i gjithë vendi janë dërguar në zonën më të goditur në gadishullin Noto.

“Kërkimi dhe shpëtimi i të prekurve nga tërmeti është një betejë kundër kohës. Në zonat e prekura nga tërmeti kemi dërguar 1 mijë trupa shtesë”.

Në Gadishullin Noto bilancet e dëmeve janë katastrofike, rrugë të shkatërruara, zjarre të shumtë dhe dëmtime të mëdha në ndërtesa dhe infrastrukturë.

Shumë shërbime hekurudhore dhe fluturime në zonë janë pezulluar. Aeroporti Noto u mbyll për shkak të dëmtimit të pistës, terminalit dhe rrugëve hyrëse, 500 vetë mbetën të bllokuar pas tërmetit brenda automjeteve në parking.

Goditja fatale prej 7.6 ballësh është shoqëruar nga 140 pasgoditje.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts