5 alpinistë rusë humbin jetën në përpjekje për të ngjitur malin më të lartë në Evropë

23:40 24/09/2021

14 anëtarë të grupit të alpinistëve kanë mundur të shpëtojnë

5 alpinistë kanë ndërruar jetë pasi janë goditur  nga një stuhi bore në majën më të lartë në Evropë Elbrus, në kufirin e Rusisë më Gjeorgjinë.

Incidenti  ndodhi kur një grup prej 19 alpinistësh ishin në një lartësi mbi 5,000 metra. Ndërkohë që janë shpëtuar 14 anëtarë të tjerë të grupit.

Ato  u përballën me stuhi të fuqishme ere dhe me temperature -20 gradë. Gjatë ngjitjes dy anëtarë të grupit humbën jetën  nga të ftohtit ndërsa dy të tjerë humbën vetëdijen dhe më pas ndërruan jetë .

Ndërsa ngjitja nuk konsiderohet teknikisht e vështirë, dhjetëra alpinistë humbin jetën çdo vit. Mali Elbrus është famëkeq  për ndryshimet e papritura të motit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *