5 anije të mëdha vendosen në karantinë në portet spanjolle

Pesë anije të mëdha janë vendosur në karantinë në portet spanjolle, pasi 26 anëtarë të ekuipazhit rezultuan pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19), disa prej të cilëve kishin nevojë të shtrohen në spital.

Anija e parë që mbanin kontejner arriti në portin Vigo fundjavën e kaluar.

Transportuesi i automjeteve ‘Prometheus Leader’ duhej të ndalonte udhëtimin pasi një shpërthim i virusit COVID-19 shtroi në spital dy anëtarë të ekuipazhit.

Ata u pranuan në një spital lokal ndërsa pjesa tjetër e ekuipazhit i vendosën në karantinë në port. Përfundimisht, dy burra të tjerë, të moshës 52 dhe 38 vjeç, u shtruan në spital natën e të dielës.

Shumë anëtarë të ekuipazhit së fundmi ishin në Indi. Zyrtarët zbuluan se disa ishin të infektuar me llojin e koronavirusit B1.617, i cili po përhapet shpejtë në vendin e Azisë Jugore.

Gjithsej shtatë nga 22 anëtarët e ekuipazhit dolën pozitiv.

Po ashtu edhe të shtunën, dy anije që mbanin kontejner ankoruan në Valencia, me 13 anëtarë të ekuipazhit që rezultuan pozitiv ndaj virusit. Llojet e virusit ende janë nën hetim dhe deri më tani askush nuk ka nevojë për shtrim në spital.

Të dielën, një tjetër cisternë nafte ankoroi në qytetin Bilbao duke kërkuar ndihmë mjekësore. Tre anëtarë të ekuipazhit, dy nga India, dolën pozitiv dhe një tjetër tregoi simptoma të qartë të virusit COVID-19.

Dy nga ata u shtruan në spital, ndërsa dy të tjerë janë në një hotel që përdoret për karantinim, ndërkohë pjesa tjetër e ekuipazhit mbetet në karantinë në anije. Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar llojin e përfshirë në këto raste.

Autoritetet në Ishujt Kanarie po ashtu po hetojnë llojin që infektoi një lundërtar tjetër në një cisternë nafte, i cili duhet të shtrohej në spital për shkak të ndikimit nga COVID-19.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *