5 kandidatë u skualifikuan nga gara për kreun e PD/ Reagon Edit Harxhi: Akt i rëndë për një parti të djathtë






Edit Harxhi e ka konsideruar një akt të rëndë skualifikimin nga gara për kreun e PD-së të 5 kandidatëve që shpallën kandidaturat për zgjedhjet e 13 qershorit. 

4

Harxhi e cila ishte një nga 4 kandidatet që morën “OK”-in e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit, veçon Ibsen Elezin, duke u shprehur se “përjashtimi i tij është i pajustifikueshëm”.

Kryesia votoi unanimisht që gara për kryetar partie të këtë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj. Kandidatët që humbin të drejtën për të garuar janë Ibsen Elezi, Admir Mulaj, Edmond Vrapi, Sabri Hoxha dhe Mirjan Jashanllari.

Deklarata e plotë e Harxhit 

Përjashtimi nga gara i kandidatëve për Kryetar Partie është akt i rëndë për një Parti të djathtë për të cilën Kryetari i saj aktual ka premtuar disa herë sistem përballje (primaresh), por edhe në këtë rast si në raste të tjera ishte besëprerë. Në veçanti përjashtimi nga gara i Ibsen Elezit njërit prej kandidatëve të Grupit për PD-në, si një nga zërat opozitarë më të paepur në Shqipëri, ish Kryetar i Partisë Demokratike të Kukësit dhe ish-Kryetar i Qarkut të Kuksit, ish-anëtar i Këshillit Kombëtar, është i pajustifikueshëm dhe i rëndë. Z. Elezi prej disa vitesh kërkon reformimin e thellë të Partisë nga marrja peng e saj nga një njeri i vetëm. Ne do ta vazhdojmë së bashku si grup këtë betejë për reformim pavarësisht pengesave të qëllimshme nga Kryetari aktual.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *