5 milionë viktima nga koronavirusi në të gjithë botën

17:49 01/11/2021

SHBA me numrin më të lartë të jetëve të humbura

Koronavirusi preku këtë ditë të parë të Nëntorit, një tjetër pikë të errët, 5 milionë viktima në shkallë globale, teksa po mbushen 2 vite nga shpërthimi i vatrave të para të infektimit në Uhan të Kinës.

Shifra u publikua nga Universiteti Xhon Hopkins në Shtetet e Bashkuara, një ndër pikat më të rëndësishme të referimit për shifrat e pandemisë për gjithë globin, sipas të cilit, deri më tani janë shënuar mbi 247 milionë të prekur. Mbi 90% e tyre janë shëruar. Vdekshmëria mbetet në kuotat 2%, ndërsa 7% e të prekurve janë duke vuajtur aktualisht pasojat e infektimit.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në krye të listës globale për shifrat e infektimeve. Megjithatë vaksinimi masiv ka ndikuar në ruajtjen në nivele të ulëta të vdekjeve nga Covid-19 gjatë valës së fundit, në dallim nga ato pararendëse. Me situatën më të vështirë nga infektimet po përballet aktualisht Rusia, ku injeksionet i ka marrë pak më tepër se 1/3-ta e popullsisë.

Vdekjet ditore janë më të larta se kurrë më parë gjatë kësaj pandemie, ashtu si edhe infektimet, çka ka bërë që autoritetet të nisin sërish aplikimin e kufizimeve drastike në gjithë vendin, për të ruajtur frenuar dyndjen në spitale, atje ku 90% e kapaciteteve në terapinë intensive janë të zëna.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *