
18:21 12/04/2022
Trupat ruse qëlluan për vdekje pesë civilë, përfshirë dy fëmijë, në një makinë në zonën e Bucha gjatë pushtimit të zonës, tha zyra e prokurorit rajonal të Kievit. Fëmijët ishin të moshës 1 dhe 14 vjeç.
Në një deklaratë në kanalin e saj Telegram, prokuroria tha se banorët i varrosën të viktimat në vendngjarje pranë makinës së tyre, në fshatin Havronshchyna.
Raporti erdhi pasi kryebashkiaku i Bucha deklaroi se deri më tani janë gjetur 403 të vrarë nga forcat ruse.
Rusia e ka mohuar kryerjen e mizorive kundër civilëve në Bucha dhe zona të tjera në veri të Kievit, por imazhet satelitore tregojnë se vrasjet ndodhën gjatë okupimit të tyre./tvklan.al