5 raketa sulmojnë aeroportin e Kabulit

11:04 30/08/2021

Presidenti Joe Biden është informuar mbi sulmin ndërsa evakuimet vazhdojnë

5 raketa janë lëshuar drejt aeroportit të Kabulit ndërsa  trupat amerikane përgatiten të tërhiqen nga Afganistani.

Ende mbetet e paqartë nëse të gjitha raketat janë shkatërruar dhe nuk është raportuar për viktima nga ky sulm. Mësohet se raketat kanë goditur  lagjen Salim Karvan pranë aeroportit dhe  janë pasuar me të shtëna armësh. Raportet e mediave afgane thanë se sulmi me raketa ishte montuar nga pjesa e pasme e një automjeti.

SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë arritur të evakuojnë  mbi 117,000 njerëz  të huaj dhe afganë  nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët morën kontrollin e vendit .

Forcat amerikane tani janë të përqendruara për tu larguar nga vendi. Burime për CNN, thonë se  raketat të cilat  synonin aeroportin ka të ngjarë të jenë lëshuar nga ISIS-K, por se është shumë herët për ta ditur me siguri.

Bëhet me dije se kreu i Shtëpisë së Bardhë është informuar mbi sulmin.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Joe Biden rikonfirmoi urdhrin e tij që komandantët të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur forcat amerikane që punojnë  në terren.

Sulmi me raketa vjen vetëm disa ditë pasi dy sulme me bombë në aeroport vranë më shumë se 170 njerëz, përfshirë 13 anëtarë të shërbimit amerikan.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com