
11:07 10/06/2023
Si shkak dyshohet një reaksion kimik
5 persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një fabrikë raketash dhe lëndësh shpërthyese ushtarake në Ankara. Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në periferi të kryeqytetit turk në orën 8:45 të mëngjesit. Në këto pamje duket edhe tymi i ngritur në ajër pas shpërthimit.
Viktimat dhe të lënduarit janë punëtorë të fabrikës. Dhjetëra zjarrfikëse dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa dëmtoi edhe xhamat e disa ndërtesave në një zonë të banuar disa qindra metra larg fabrikës.
Zyrtarët e ministrisë turke të Mbrojtjes thanë se pas hetimeve paraprake, dyshohet se shpërthimi ndodhi nga një reaksion kimik. Për momentin nuk flitet për ndonjë akt sabotazhi apo terrori. Të lënduarit po marrin mjekim në spitalet e Ankarasë.
Tv Klan
Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al