5 vjet nga grushti i shtetit në Turqi

13:05 15/07/2021

Erdogan i quan pushtues organizatorët: Nuk do të lejojmë që të përsëritet

Presidenti turk Erdogan zgjodhi që ta kujtonte 15 Korrikun nga Ankaraja. Ishte në ambientet e parlamentit, aty ku u hodh bomba e parë natën kur humbën jetën 152 persona. Ata që organizuan grushtin e shtetit, siç e quajnë autoritetet turke, Erdogan i cilësoi pushtues.

“Askush nuk ka të drejtë të nënvlerësojnë përpjekjen që bënë njerëzit natën e 15 Korrikut. 15 Korriku është fitorja e atyre që dhanë shpirtin për demokracinë. Njerëzit nuk ndërhynë vetëm për të ndaluar një grusht shteti, por nuk lejuan që institucionet të merreshin nga pushtuesit. Rinia e këtij populli i tregoi botës se është Turqia është e pathyeshme”.

U ndal edhe njëherë te ndërtimi i asaj që Erdogan e quan Turqia e re.

“15 Korriku ishte themeli i Turqisë së re. Përgatitjet për Kushtetutën e re do t’i japin fund çdo tentativë për të përsëritur një grusht shteti të tillë. Do të kemi si amanet sakrificën e dëshmorëve dhe në 100 vjetorin e republikës sonë do t’i tregojmë botës vizionin e Turqisë së re”.

Në ceremoninë e zhvilluar për të kujtuar dëshmorët e 15 Korrikut u lexua Kuran ndërsa për herë të parë në këtë aktivitet nuk u lejuan fjalime nga përfaqësues të opozitës.

Klan News








Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *