“50 mijë euro kush vret Albin Kurtin”! Kryeministri i Kosovës reagon pas kërcënimit: As dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për kërcënimin ndaj tij, që është raportuar mbrëmë në media. Kurti ka thënë se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Së pari nuk ndjehem i rrezikuar, mirëpo janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Unë as dje as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time “, ka thënë Kurti.

Lajmin për kërcënimin e Kurtit e konfirmoi mbrëmë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë”, tha Kryeziu.

Dyshohet se kërcënimi është bërë nëpërmjet rrjeteve sociale nga një person me profil të rrejshëm me emrin “Marki Mario”.

Ai ka ofruar shpërblim prej 50 mijë euro për personin, i cili vret kryeministrin Albin Kurti.

Kurti 1 1
Kurti 1 1

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *