50 viktima nga uragani “Ida”

11:50 03/09/2021

Rekord historik reshjesh në New York

Përmbytje si këto që shkaktoi uragani Ajda, Nju Jorku nuk kishte përjetuar ndonjëherë. I gjithë qyteti ra nën pushtetin e ujit prej reshjeve të dendura, duke bllokuar nëpër rrugë me mijëra automjete.

E njëjta situatë është në të gjitha shtetet federale të përshkuara nga vorbulla gjigante e Ajdës, që ka lënë pas deri tani 50 të vdekur, që kur preku tokën amerikane në shtetin juglindor të Luizianës, deri më tani që po përshkon verilindjen. Mes viktimave ka edhe fëmijë, më i vogli 2 vjeç. Pasojat më të rënda i ka Nju Xhersi që numëron gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve. Presidenti amerikan Xho Bajden shpalli gjendjen e emergjencës si Nju Xhersi dhe Nju Jork.

Kryebashkiaku i Nju Jorkut Bill de Blasio tha se në një orë ranë 8 centimetra shi, që thyen rekordin e mëparshëm prej 5 centimetrash.

Uji ka nxjerrë jashtë funksionit pjesën më të madhe të sistemit të metrove, ndërsa veç dhjetëra mijëra ndërtesave  të shkatërruara në periferitë e qyteteve, ujërat përmbytën katet e para të shtëpive, duke u bërë shkak edhe për shpërthime të tilla, nga prekja e linjave të energjisë elektrike.

Ekipet e emergjencës po u vijnë në ndihmë dhjetëra mijëra banorëve, ndërsa janë në kërkim të shumë të zhdukurve.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *