500 mijë vdekje nga Covid-19 në Brazil

12:01 20/06/2021

Ekspertët: Vaksinimi i ngadaltë dhe variantet do e çojnë vendin në kolaps

Numri i vdekjeve nga Covid-19 ka kaluar 500,000 në Brazil, duke e renditur këtë shtet të dytin me numrin e viktimave më të larta në botë pas SHBA. Ekspertët thonë se shpërthimi mund të përkeqësohet mes vaksinimit të ngadaltë dhe fillimit të dimrit duke e rritur edhe më tej kurbën e vdekjeve.

Virusi vazhdon të përhapet ndërsa presidenti Jair Bolsonaro refuzon të mbështesë masa si distancimi shoqëror. Instituti shëndetësor Fiocruz  ka bërë të ditur se situata është kritike. Vetëm 15% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar.

Presidenti Bolsonaro është kritikuar ashpër për moszbatimin e një përgjigje të koordinuar kombëtare dhe për skepticizmin e tij ndaj vaksinave, bllokimeve dhe kërkesave të mbajtjes së maskave, të cilat ai ka kërkuar që njerëzit mos t’i mbajnë. Jair ka thënë që ndikimi i bllokimeve në ekonomi do të ishte më i keq se virusi dhe këmbëngul se ai ka bërë gjithçka që mundet.

Opozita akuzon presidentin për vonimin e porosive të vaksinave për arsye politike. Rritja e infeksioneve nga Covid-19 në Brazil është ushqyer nga variante më të transmetueshme të virusit, duke përfshirë edhe atë të identifikuar së pari në rajonin e Amazonës dhe tani e njohur si Gamma ose ai brazilian. Një mesatare prej 70,000 rastesh janë konfirmuar çdo ditë në javën e fundit.

Gati 80% e të gjithë shtretërve në spitalet e vendit kryesisht ato të kujdesit intensiv janë të zëna me pacientë që kurohen nga Covid-19. Mijëra njerëz protestuan në të gjithë vendin kundër qeverisë Bolsonaro për të kërkuar përshpejtimin e programit të vaksinimit. Shumë qytete kanë luftuar me numër të pamjaftueshëm të dozave.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *