52 viktima në një minierë qymyri në Rusi

23:42 25/11/2021

Dhjetëra të zhdukur teksa kërkimet vijojnë       

Një aksident fatal ka ndodhur në një minierë qymyri në rajonin e Siberisë në Rusi ku kanë humbur jetën të paktën 52 persona. Në mesin viktimave janë të paktën edhe 3 anëtarë nga ekipet e kërkim – shpëtimit.

Aksidenti ndodhi kur pluhuri i qymyrit në një bosht ventilimi u dogj duke mbushur minierën me tym dhe krijoi asfiksim. Në momentin e aksidentit në minierë ishin rreth 285 persona ku shumica e  tyre vrapuan për t’u larguar. Raportohet se 35 minatorë nuk kanë mundur të dalin jashtë.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë ndaluar operacionin e gjetjes e personave brenda në minierë pasi përqendrimi i gazit metan është shumë i fortë dhe mund të shkaktojë një shpërthim.

49 minatorë janë dërguar në spital të helmuar nga tymi, ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Presidenti Rus, Vladimir Putin u shpreh se shpreson që të shpëtohen sa më shumë jetë njerëzish duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të rëndë.

Tv Klan  

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *