55 milionë dollarë për të qetësuar frikën e Putinit nga Covidi, ja masat që duhet të respektojnë ata që janë në kontakt me presidentin rus

55 milione dollare per te qetesuar friken e putinit nga covidi ja masat qe duhet te respektojne ata qe jane ne kontakt me presidentin rus
55 milione dollare per te qetesuar friken e putinit nga covidi ja masat qe duhet te respektojne ata qe jane ne kontakt me presidentin rus

Në kulmin e epidemisë së Covid, Presidenti rus Vladimir Putin ishte një nga zyrtarët më të mbrojtur në botë dhe kjo nuk ka ndryshuar pavarësisht lehtësimit të masave kundër virusit në botë.

Kushdo që do të jetë pranë liderit rus në një rreze prej një kilometri, do të duhet që të kaloj një periudhë karantinimi prej dy javësh dhe të kryejë të paktën katër teste për Covid, ekzaminime dhe analiza mjekësore.

Një gjeneral në pension nga rajoni rus i Tatarstanit tregoi për mediat lokale pas kthimit nga Moska ku është takuar me liderin rus, se fillimisht iu desh të kalonte dy javë në një hotel në Moskë që ai e përshkroi si “luks”, për të pasur më pas mundësinë që të merrte pjesë në paradën e Ditës së Fitores më 9 maj në Sheshin e Kuq.

“Dhe pastaj ishte radha ime. Ne shtrënguam duart dhe unë i përcolla Vladimir Putinit përshëndetjet më të ngrohta të të gjithë veteranëve të luftës nga republika jonë. Ai më buzëqeshi. Më ka lënë përshtypje të fortë!”, tha Ahhat Julashev.
Gjeneralin Yulashev, është një nga rreth 400 personat që kanë hyrë në karantinë për dy javë në hotelet luksoze në Moskë (një me pesë yje dhe një me katër yje) përpara takimit të ngushtë me liderit rus atë ditë.

Analizat dhe ekzaminimet

Duket se pavarësisht lehtësimit të pandemisë dhe aplikimit masiv të vaksinave të ndryshme, masat mbrojtëse përsa i përket Putinit kanë mbetur në fuqi.

Të dhënat e disponueshme publike nga burime shtetërore ruse tregojnë se rreth 54.6 milionë dollarë janë shpenzuar për masat për mbrojtjen e shëndetit të Putinit.

Mikhail Fremerman, një mjek izraelit që jetoi në Rusi deri në vitin 2014, thotë se shkalla e këtyre masave është e paprecedentë.

“Bazuar në këto masa, është e pamundur të thuhet nëse presidenti rus ka probleme serioze shëndetësore, por me shumë mundësi këto janë vetëm masa paraprake”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts