6 raste pozitiv me koronavirus, pandemia godet skuadrën e futbollistit shqiptar








Covid-19 është kthyer sërish në një makth për skuadrat italiane, ku pas Specia një tjetër klubi i Serisë A është prekur nga virusi.

Nedim Bajrami

Empoli ka njoftuar ditën e sotme se brenda skuadrës kanë rezultuar 6 futbollistë pozitivë në testet e zhvilluara në qendrën mjekësore të skuadrës.

Tek Empoli aktivizohet mesfushori shqiptar Nedim Bajrami dhe nuk dihet nëse mesfushori kuqezi është një prej të infektuarve. Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Empolit, e cila gjithashtu braktisi stërvitjen duke izoluar lojtarët e prekur me Covid-19 dhe anuloi miqësoren që do të luante me rivalët e Kuoiopelit e parashikuar për tu luajtur ditën e nesërme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *