6 të vdekur dhe 28 të plagosur nga sulmi me armë në universitet

18:50 20/09/2021

6 të vdekur dhe 28 të plagosur është bilanci i një ngjarjeje të rëndë të ndodhur në një universitet në qytetin rus të Perm. Një person i armatosur hyri në kampus mëngjesin e së hënës dhe nisi të qëllojë me armë zjarri.

Studentët dhe mësuesit u fshehën brenda ndërtesës së universitetit, ndërkohë që të tjerë bërtisnin të tmerruar dhe u hodhën nga dritaret. Autoritetet thanë se autori ishte një student i universitetit. Ai u plagos dhe u arrestuan nga policia.

Sipas asaj që shkruan BBC, që citon Ministrinë e Brendshme ruse, autori u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerin e policisë Konstanin Kalinin, i cili ishte ndër të parët që mbërriti në vendngjarje. Kalinin arriti ta neutralizojë autorin, i cili kishte armë zjarri dhe thikë me vete, përpara se t’i jepte ndihmën e parë.

Në një deklaratë, presidenti Vladimir Putin e cilësoi ngjarjen një humbje të madhe, jo vetëm për familjet që humbën fëmijët e tyre, por për gjithë vendin.  

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokale, në Universitetin Shtetëror Perm, që ndodhet rreth 1 300 kilometra në lindje të kryeqytetit, Moskës, në Urals. Fillimisht autoritetet në Rusi thanë se viktimat ishin 8, megjithatë pak kohë më pas saktësuan se të vdekurit ishin 6.

Një profesor në këtë universitet tregoi se të tmerruar studentët po hidheshin nga godina: “U hodhën të tmerruar, duke ulëritur”, tha ai për BBC. Shkaqet e ngjarjes së rëndë momentalisht mbeten të panjohura./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *