
Gjashtë ushtarë pakistanezë dhe tre terroristë u vranë në një përleshje në distriktin Tank të provincës veriperëndimore të Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa.
Tre terroristët u përpoqën të hynin në një kompleks ushtarak.
Trupat “u përgjigjën në një mënyrë efikase, i rrethuan dhe i vranë të tre terroristët duke penguar kështu tentativën për hyrje brenda kompleksit ushtarak”, shtohet në deklaratë.
Gjatë shkëmbimit intensiv të zjarrit, gjashtë ushtarë u vranë, tha ISPR.
“Ushtria e Pakistanit është e vendosur të eliminojë kërcënimin e terrorizmit dhe sakrifica të tilla të ushtarëve tanë guximtarë e forcojnë më tej vendosmërinë tonë”, thuhet në deklaratë.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al