6 vendet anëtare të BE-së i shkruajnë letër KE

19:00 10/08/2021

Kërkuan ndalimin e dëbimeve të azilkërkuesve afganë

Gjashtë shtete anëtare të BE -së i kanë dërguar një letër ekzekutivit të Bllokut Europian ku kanë kërkuar  ndalimin e dëbimeve të azilkërkuesve afganë të refuzuar pavarësisht përparimeve të mëdha të militantëve talebanë në vendin e tyre.

Ndalimi i kthimeve  dërgon një  sinjal të gabuar dhe ka të ngjarë të motivojë edhe më shumë qytetarë afganë të largohen nga shtëpitë e tyre për në BE“, thanë Austria, Danimarka, Belgjika, Hollanda, Greqia dhe Gjermania në letrën e dërguar.

Kjo është arsyeja pse ne ju nxisim ju që të intensifikoni bisedimet me qeverinë afgane se si mund dhe do të vazhdojnë kthimet në Afganistan në muajt e ardhshëm“, thuhet në letrën e shkruar.

Komisioni Evropian deklaroi se e kishte marrë letrën nga gjashtë vendet anëtare dhe është shprehur se do të përgjigjet kur të jetë gati.

I pyetur nëse Komisioni Evropian e konsideron Afganistanin një vend të sigurt në të cilin azilkërkuesit mund të kthehen, një zëdhënës i ekzekutivit të BE -së u shpreh  se kjo u takon shteteve anëtare ta bëjnë këtë gjykim.

Shumë shtete anëtare të BE-së janë të shqetësuara se zhvillimet në Afganistan mund të shkaktojnë një përsëritje të krizës së emigracionit në Evropë si ajo e vitit 2015, kur ardhja kaotike e më shumë se një milion personave  nga Lindja e Mesme vuri në pikëpyetje  sistemet e sigurisë. Që nga viti 2015, rreth 570,000 afganë kanë kërkuar azil në BE ndërsa 44,000 vetëm në vitin 2020.

Të gjashtë vendet i kërkuan bllokut të ofrojnë mbështetjen më të mirë për refugjatët duke rritur në këtë mënyrë bashkëpunimin me Afganistanin, Pakistanin dhe Iranin.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *