Kolton Ndoj, vetëm 6 vjeç ka prekur zemrat e të gjithëve me gjestin e tij të dashur.
Ai i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, Kryqit të Kuq në Itali për të ndihmuar fëmijët. Nëna e tij Julanda, ka treguar se Kolton kishte dëshirë të ndihmonte fëmijët.
Mediat italiane shkruajnë se ky gjest i 6 vjeçarit i ka befasuar vullnetarët, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci.
Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin Danilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al