6-vjeçarja në kërkim që nga viti 2019: Prindërit e mbanin në një dhomë të fshehur

10:50 16/02/2022

Gjurmët e 6-vjeçares humbën në vitin 2019, ndërkohë që bëhet e ditur se prindërit e fshehën në një dhomë sekrete në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Ky lajm u bë publik së fundmi, ku u mësua se prindërit e saj biologjikë, pasi humbën kujdestarinë e vajzës tre vjet më parë, e rrëmbyen dhe e mbanin në një dhomë të fshehtë nën shkallët e shtëpisë së tyre.

Nëse një oficer policie në detyrë i përfshirë në kërkimin e të voglës, Paislee Shultis nuk do t’i kishte parë këmbët e saj të vogla në vendin e ftohtë dhe të lagësht ku prindërit e kishin vendosur, zhdukja e vajzës mund të mos ishte zbardhur kurrë.

Oficeri kontrolloi tërësisht shtëpinë e prindërve të saj në New York dhe gjeti një copë të vogël batanije që dilte nga një çarje në shkallë.

Policia përdori mjete speciale për të parë se çfarë fshihej poshtë shkallëve prej druri dhe më pas panë këmbët e vajzës”, shpjegoi një zëdhënës i policisë.

Në të njëjtin vend u gjetën 6-vjeçarja dhe një prej rrëmbyesve të saj, një 33-vjeçare, siç sqaron policia e New York-ut. Sipas policisë, 6-vjeçarja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 33-vjeçarja është arrestuar së bashku me dy meshkujt që ndodheshin në shtëpi në momentin e operacionit të autoriteteve.

Nuk është e qartë pse prindërit humbën kujdestarinë e së bijës./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *