6-vjeçarja nxirret nga rrënojat 7 orë pas bomba i vrau nënën dhe 4 vëllezërit e motrat

11:22 18/05/2021

Një vajzë 6-vjeçare palestineze u shpëtua për mrekulli poshtë rrënojave të shtëpisë së saj të bombarduar nga një sulm i Izraelit. Ajo qëndroi 7 orë poshtë rrënojave dhe u gjet para se të lindte dielli.

Suzy Eshkuntana u zgjua e vetme një spital të Gazës pasi u shpëtua nën rrënoja nga sulmi që vrau në mënyrë tragjike nënën e saj dhe katër vëllezërit e motrat. Më pas ajo u ribashkua në spitalin Shifa me babanë e saj, Riyad, i cili gjithashtu po trajtohej për plagët e marra. Ai i kërkoi falje vajzës së tij që nuk ishte në gjendje që ta shpëtonte.

Riyad i tha asaj: Më fal, ti më kërkove që të vija tek ty, por unë nuk munda të vija.

Valët e sulmeve izraelite çuan numrin e të vdekurve në të paktën 212, ku 61 prej tyre kanë qenë fëmijë. Rreth 1,200 njerëz janë plagosur deri më tani në territorin palestinez. Deri në 10 izraelitë janë vrarë dhe 302 janë plagosur ndërsa shteti hebre ka qenë nën sulmet me raketa.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar se fushata kundër Hamasit dhe militantëve të Xhihadit Islamik të vendosur në Gaza do të vazhdojë me forcë të plotë, duke shtuar se do të duhej kohë për të përfunduar.

Dhe deri në 54 avionë izraelitë bombarduan 35 objekte në vetëm 20 minuta të hënën. Midis të vrarëve në një breshëri shkatërruese ishte një udhëheqës i lartë i Xhihadit Islamik, Hussam Abu Harbeed. /tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *