64-vjeçari ndërroi jetë nga flakët në Gjirokastër/ Rama i shpreh ngushëllimet familjes: Operacione tejet të vështira. Zjarret janë përhapur si epidemi në…










Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në mbrëmje lidhur me situatën e krijuar me zjarret në vend, ku u shënua edhe një humbje jete në Gjirokastër.

rama rama

Kreu i qeverisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, ndërsa thotë se zjarret janë hapur si epidemi në të gjitha vendet e Mesdheut dhe jo vetëm.

 Vazhdojnë papushim me mundin e sakrificat e forcave të emergjencave civile e të atyre të ushtrisë, operacionet tejet të vështira të shuarjes së zjarreve, të cilat janë përhapur si epidemi në krejt vendet e Mesdheut e jo vetëm. Ngushëllime vëllazërore familjes së të ndjerit Andrea Haxhiaj, që sot fatkeqësisht humbi jetën në zjarrin e tërbuar që përfshiu zonën e Lunxhërisë në Gjirokastër…”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Më herët presidenti Ilir Meta e konsideroi situatën si alarmante, duke i bërë thirrje qeverisë dhe ministrave përkatës që të kryejnë ndërhyrje nga ajri dhe jo me mjete rrethanore.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *