650 000 flamuj të bardhë në nderim të viktimave të COVID-19

20:00 18/09/2021

Çdo familjar ose i afërm mund të lërë mesazhet e tyre tek flamujt

Rreth 650 000 flamuj të bardhë për të kujtuar viktimat nga COVID-19 janë  vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është instalacioni i artistes Suzanne Brennan Firstenberg e cila krijoi dicka të ngjashme në tetor vitin e kaluar, por me 200 000 flamuj.

Kur numrat janë kaq të mëdhenj, bëhet e vështirë t’i kuptosh me të vërtetë, si artiste kam dashur t’i bëj numrat më konkretë”, u shpreh ajo.

Familjarë  dhe miq të të gjithë atyre  personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi mund të lënë   mesazhet e tyre tek flamujt e bardhë. Njerëzit gjithashtu mund t’i dedikojnë një flamur të dashurve të  tyre që kanë humbur jetën.

Për ditë me radhë ekipet e punëtorëve përfshirë  vetë artisten kanë kaluar orë të tëra për t’i vendosur ato. Artistja ka pranuar se nuk ka qenë aspak e lehtë, por ajo ka qenë shumë e prekur dhe e motivuar nga reagimi i publikut ndaj punës së saj.

Ekspozita e cila u përurua në National Mall, në Uashington do të qëndrojë e hapur deri më 3 tetor.

Që nga fillimi i pandemisë, një në 500 amerikanë ka humbur jetën nga koronavirusi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *