650 milionë shikues për “Klasiken”, Kros: Bota do të frenojë për 90 minuta








Klasikja e futbollit spanjoll kthehet me normalitetin dhe madhështinë e saj këtë fundjavë. Në orën 16:15 në “Camp Nou”, Barcelona do të presë Realin në “Klasiken” e parë post-pandemi. Edhe pse pandemia nuk është zhdukur, mes debatesh e diskutimesh pa fund, në Spanjë javë hequr kufizimet, që do të thotë se pritet një “Camp Nou” plot.

kros

Por takimi mes Barcelonës dhe Realit pritet të mbajë të lidhur pas ekranit të vogël qindra miliona telespektatorë anekënd botës. Mediat spanjolle kanë bërë me dije se për takimin e nesërm janë akredituar të paktën 83 kompani televizive që do të transmetojnë këtë takim. Ndërkohë që në rang botëror, “Klasikja” e parë e sezonit pritet të ndiqet nga të paktën 650 milionë shikues. Klasikja, ndër të tjera, është më e veçantë për ata që do të zbresin në fushë, 22 protagonistët.

Një prej tyre do të jetë pa dyshim dhe Toni Kros. Karlo Ançeloti ka vendosur t’i besojë treshes magjike të mesfushës Modriç-Kros-Kasemiro, me gjermanin që ka lënë pas të gjitha shqetësimet dhe është kthyer në formën e tij më të mirë. Mesfushori, tashmë, veteran i Realit të Madridit ka dhënë një intervistë për mediat, duke folur pikërisht për rëndësinë e kësaj përballjeje dhe objektivat e Realit të Madridit.

PRIVILEGJI – “Kjo është një ndeshje krejt e veçantë nga të tjerat. Një ndeshje që ndihet ditë përpara se të luhet. Të gjithë tifozët, mediat janë më të vëmendshëm, sepse të gjithë e kanë të qartë se kjo ndeshje nuk është si gjithë të tjerat. Të them të drejtën nuk e kujtoj se sa “Klasike” kam luajtur, por di të them se është një privilegj. Janë këto ndeshje që përfaqësojnë atë çfarë është futbolli”, ka thënë Kros.

FAVORIT – Edhe Toni Kros si shumë protagonistë të tjerë ka refuzuar të bëjë parashikuesin, teksa ka nënvlerësuar rolin e të qenit favorit. “Shpesh në këto ndeshje ndodh që njëra skuadër të qëndrojë më lart, por kur zbresim në fushë, asgjë nga këto nuk vlen. Në fushë mund të ndodhë gjithçka dhe ajo që ndodh aty vlen vërtet, jo fjalët para ndeshjes”.

SUKSESI – Për Realin e Madridit, një tjetër sukses në “Klasiken” kundër Barcelonës do të thoshte një rekord me katër suksese radhazi, diçka që nuk ndodhte nga viti 1965. Dhe Kros është optimist për suksesin e “Los Blancos” në Barcelonë. “Kam besim se do t’ia dalim mbanë. Në derbet e fundit ndaj Barçës jemi shprehur mirë dhe kemi fituar. Ndaj mezi e presim dhe këtë sfidë. Objektivi ynë është i qartë, të fitojmë”, ka thënë Kros.

Përgatiti: Ledjo Seferkolli 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *