7 minuta nën ujë, Kate Winslet flet për xhirimet e “Avatar”: Mendova se kisha vdekur

7 minuta nen uje kate winslet flet per xhirimet e avatar mendova se kisha vdekur
7 minuta nen uje kate winslet flet per xhirimet e avatar mendova se kisha vdekur

22:51 16/12/2022

 Më 15 dhjetor u zhvillua premiera e shumëpritur tw “The Way of Avatar” të cilën fansat e kishin pritur me padurim. Filmi nis me botën e Pandorës, ku jetojnë Avatarët dhe ku është krijuar një dashuri e madhe mes Neytirit dhe Jake.

Protagonistët e vjetër dhe të rinj janë në universin ndërgalaktik të James Cameron, i cili fillon 10 vjet pas ngjarjeve të filmit të parë dhe tregon historinë e familjes së Sally, Jake, Neytiri dhe fëmijëve të tyre.

Kate Winslet , një nga protagonistet e filmit, e cila po punon sërish me regjisorin e famshëm pas triumfit të Titanikut, ka zbuluar me deklaratat e saj të reja se ka menduar se ka vdekur teksa xhironte skenat nënujore. Më konkretisht, aktorja me rolin e saj të ri, u detyrua të filmonte skena nën ujë, pasi me personazhin e Ronalit, liderit të Metkayina, një fis Navi, ajo “zhytet” në botën e Pandorës.

Në fund të fundit, xhirimet nënujore janë në “elementin” e aktores hollivudiane, pasi gjatë xhirimeve të “Titanic” ajo ka kaluar muaj nën ujë dhe madje ka shfaqur shenja hipotermie.

Aktorja 47-vjeçare privoi veten nga ajri për shtatë minuta e 15 sekonda, duke kaluar rekordin e mbajtur më parë nga Tom Cruise, me 6 minuta nën sipërfaqen e ujit.

 Në një intervistë të re për revistën Total Film, Winslet tha se desh kishte përjetuar vdekjen: ” Kam videon ku shfaqem dhe them: Kam vdekur, a kam vdekur? Ishte koha ime?” “, ndërsa theksoi tronditjen e fortë, të cilën e përjetoi në momentin kur doli në sipërfaqen e ujit dhe mori frymën e parë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts