7 shtete i shtohen listës së gjelbër të Britanisë

17:40 08/08/2021

Lehtëson rregullat e udhëtimit edhe për Francën duke hequr karantinën

Shpresave për udhëtime gjatë verës i është dhënë  drita jeshile nga qeveria britanike e cila ka shtuar plot 7 shtete në listën e gjelbër dhe ka ndryshuar kufizimet për Francën tepër të preferuar për pushime nga britanikët. Qeveria ka deklaruar se udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga Anglia, Skocia dhe Irlanda e Veriut që kthehen nga Franca nuk kanë më nevojë për karantinë.

Vende si India, Bahreini, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kalojnë nga e kuqja në portokalli ndërsa Gjermania, Austria, Sllovakia, Sllovenia, Letonia, Rumania dhe Norvegjia bëhen të gjelbërta. Të gjithë udhëtarët të cilët vijnë nga vendet e listës së gjelbër nuk kanë nevojë të karantinohen pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

Me ndryshimet e reja pritet një ringjallje e sektorit të  turizmit i gjendur  në vështirësi për shkak të  përhapjes së virusit. Gjithashtu masat e reja i japin fund situatës së tensionuar diplomatike mbi masat shtesë të karantinës për Francën të cilët politikanët  francezë më herët i kanë quajtur diskriminuese dhe i kanë kundërshtuar  ato me zë të lartë.

Qeveria ka deklaruar se ky është një hap i mirë për udhëtarët dhe udhëtimet por theksoi faktin se ajo  ende po vazhdon të tregohet e kujdesshme për të mbrojtur vendin nga variantet e rrezikshme.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *