7 viktima dhe 8 të plagosur nga shembja e një akullnaje

09:56 04/07/2022

15 të zhdukur teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur nga  shembja e njëakullnaje të dielën  në Alpet Italiane.

Mbi 15 persona rezultojnë të zhdukur teksa ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë kërkimet. Ata po përdorin Hhelikopterë dhe dronë për të identifikuar personat  për shkak të terrenit të vështirë. Dyshohet se shkaku për këtë ortek janë temperaturat e larta që kanë prekur Italinë.

Marmolada është maja më e lartë në Dolomites, vargmalin i cili shtrihet në rajonet e Trentos dhe Venetos në Alpet Italiane.

Autoritetet lokale thonë se numri i viktimave pritet të rritet teksa shumë familjarë të personave të zhdukur janë mbledhur në zonë.

Të plagosurit janë shtruar në spitalet lokale aty pranë dhe dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Presidenti italian ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave teksa në zonë pritej të mbërrinte Kryeministri Draghi. Për shkak të situatës ka qënë e pamundur ulja e avionit të tij.

Masa e akullnajës që u shkëput ra me një shpejtësi prej 300 km në orë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com