70% e të rriturve të vaksinohen deri më 4 Korrik

12:16 05/05/2021

Objektivi i Biden: Të nisë sa më shpejt injektimi për moshat 12-15 vjeç

Presidenti amerikan Joe Biden qartësoi objektivin e tij për të shpallur fitoren nga koronavirusi më 4 Korrik, ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden kërkoi që 70% e të rriturve të marrin deri në atë datë të paktën njërën nga dozat e vaksinave anti-Covid.

Synohet që 160 milionë amerikanë të bëjnë injeksionet deri më 4 Korrik, gati gjysma e popullsisë së vendit. Për shefin e Shtëpisë së Bardhë, objektivi është mëse i arritshëm pasi deri më tani janë vaksinuar 105 milionë qytetarë. Kapacitetet aktuale të vaksinimit janë të larta dhe mund të kryen deri në 1 milionë injektime në ditë.

Një tjetër synim i Biden është edhe nisja sa më shpejt e injeksioneve për moshat 12-15 vjeç. Firmat Pfizer e Moderna kanë gati vaksinat për këtë kategori. Kthimi në normalitet i ekonomisë dhe jetës së vendit varet drejtpërdrejtë nga ritmet e vaksinimit.

Shembull për këtë është Izraeli, që pasi ka vaksinuar 60% të popullsisë, është bërë vendi i parë në botë që rikthen jetën normale pranë niveleve të para pandemisë. S

htetet e Bashkuara renditen në krye të listës globale të të prekurve, ndërsa infektimet ditore kanë rënë në nivelet e ulëta të Shtatorit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *