72-vjeçari rezultoi 43 herë pozitiv me Covid-19

20:20 25/06/2021

Shkencëtarët marrin në studim rastin, i moshuari vuan nga leucemia

Një 72-vjeçar britanik ka rezultuar pozitiv ndaj Covid-19 për 10 muaj me radhë në atë që mendohet të jetë rasti më i gjatë i regjistruar.

Dave Smith, një i moshuar tashmë në pension nga Bristol në Anglinë Perëndimore, tha se doli pozitiv 43 herë dhe ishte shtruar në spital deri në 7 herë.

Ndërsa gruaja e tij Linda u shpreh se kishte shumë raste kur mendonte se bashkëshorti do të dorëzohej. Ai më në fund u shërua pas trajtimit me një përzierje të re të ilaçeve anti-virale të përgatitur enkas për të nga kompania amerikane Regeneron.

Sistemi i tij imunitar ishte i prekshëm ndaj virusit pas diagnozës me leucemi dhe trajtimit me kimioterapi.

I moshuari rezultoi negativ 45 ditë pas përdorimit. Ekspertët janë duke e trajtuar këtë rast si tepër të veçantë dhe pritet t’i kryejnë Dave një sërë analizash për të mësuar se si ka qarkulluar virusi në trupin e tij. I moshuari kishte një sëmundje të mushkërive dhe u rikuperua nga leucemia kohët e fundit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *