720 viktima nga i nxehti në Kanada

09:19 03/07/2021

Vendi përfshihet nga zjarret, 136 vatra aktive

I nxehti pĂ«rvĂ«lues qĂ« ka pĂ«rfshirĂ« KanadanĂ« nĂ« javĂ«n  e fundit llogaritet tĂ« ketĂ« shkaktuar deri tani 720 viktima. Temperaturat arritĂ«n rekorde me 50 gradĂ« celsius. Autoritetet thanĂ« se shumica e viktimave ishin tĂ« moshuar qĂ« jetonin nĂ« banesa private me ajrosje minimale.

Por i nxehti është pasuar nga një krizë tjetër, ajo e zjarreve masive që kanë përfshirë zona të tëra në perëndim të vendit. Zyrtarët lokalë thanë se të paktën 136 vatra aktive. Pjesa më e madhe e tyre u shkaktuan nga mbi 12 mijë goditje rrufesh të një dite më parë.

Qeveria federale dërgoi aeroplanë ushtarakë për të ndihmuar punëtorët e urgjencës që po luftojnë për të vënë në kontroll zjarret. Qyteza e Litton me rreth 250 banorë u shkrumbua e gjitha ndërsa njerëzit u detyruan të evakuohen me urgjencë. “Brenda 15 minutash e gjithë zona u përfshi nga flakët”, tha kryebashkiaku i saj.

Ditët e fundit temperatura normalisht të larta janë regjistruar në vendet e Amerikës së Veriut ku nuk mungojnë edhe viktimat.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *