77-vjetori i lindjes/ Meta uron ish-Presidentin Meidani: Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm










meta meidani

Presidenti Ilir Meta ka uruar ish-kreun e shtetit Rexhep Meidanin, për 77-vjetorin e lindjes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e quan Meidanin “model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar”.

“Urimet më të ngrohta dhe përzemërta në 77-vjetorin e lindjes për Prof. Dr. Rexhep Meidanin: Gëzuar, me jetë të gjatë, shëndet të mirë dhe energji të pashtershme! 💐

Model frymëzues i shtetarit dhe i politikanit të përgjegjshëm dhe atdhetar, mbrojtës i interesit kombëtar dhe respektimit të institucioneve, personalitet i jashtëzakonshëm i shkencës dhe shembull i shkëlqyer i moralit, vlerave dhe dinjitetit njerëzor, kontributet Tuaja pozitive dhe të gjithanshme, veçanërisht për demokratizimin e Shqipërisë, do të mbeten përherë të vlerësuara!”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *