78 vjet nga bomba atomike në Hiroshima

[embedded content][embedded content]

23:00 06/08/2023

Kryeministri japonez bën thirrje për një botë pa armë bërthamore

Japonia përkujton 78-vjetorin e bombardimeve në Hiroshima. Duke marrë parasysh kërcënimin në rritje në mbarë botën, kryebashkiaku i Hiroshima Kazumi Matsui bëri thirrje për heqjen e armëve bërthamore, ndërsa e quajti nocionin e liderëve të G7 për parandalimin bërthamor një “marrëzi”. “Ata duhet të ndërmarrin menjëherë hapa konkretë për të na zhvendosur nga e tashmja e rrezikshme në botën tonë ideale,” tha ai.

Nga ana e tij kryeministri japonez, Fumio Kishida tha: “Aktualisht, rruga përpara po bëhet edhe më e vështirë për shkak të thellimit të ndarjeve në komunitetin ndërkombëtar mbi çarmatimin bërthamor dhe kërcënimin e armëve bërthamore nga Rusia. Megjithatë, pikërisht për shkak të kësaj situate është e rëndësishme që të rikthehet edhe një herë vrulli ndërkombëtar drejt realizimit të një bote pa armë bërthamore”.

Një zile paqe ra mëngjesin e kësaj të diele, pikërisht kur më 6 gusht 1945, u hodh edhe bomba e parë atomike në botë në një qendër të populluar. Rreth 50,000 pjesëmarrës në ceremoninë përkujtimore, përfshirë të mbijetuarit që tashmë janë në moshë, mbajtën një minutë heshtjeje.

Kryeministri japonez Fumio Kishida dhe pjesëmarrës të tjerë vendosën kurora në Memorial që kujton të gjithë të rënët. Bomba e hedhur në Hiroshima më 6 gusht, vrau mijëra njerëz në çast dhe rreth 140,000 të tjerë në fund të vitit 1945. Tre ditë më vonë, SHBA hodhi një bombë të dytë në Nagasaki që besohet se ka vrarë deri në 70,000 persona të tjerë gjatë katër muajve të tjerë.

Teksa përkujtohet kjo ngjarje e tmerrshme e sulmit të parë bërthamor në botë, Rusia ka ngritur alarmin për përdorimin e armëve bërthamore në luftën e saj me Ukrainën. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres deklaroi se “daullet e luftës bërthamore po bien përsëri”, ndërsa kërkoi që udhëheqësit botërorë të bëjnë më shumë për kauzën e çarmatimit bërthamor.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts